U refuzua nga Crystal Palace, mbeti pa shtëpi – sot ai ka pasuri prej miliona euro fal një kompanie të madhe teknologjike

Ish-futbollisti profesionist Dean Forbes la karrierën e tij në sport, por bëri një pasuri të madhe dhe rruga e mprehtë që përshkoi dhe kjo sot është temë në mediat britanike.
Në moshën 17-vjeçare, Forbes ishte një futbollist shumë i talentuar. Ai donte të shkonte më të lartë, ku kishte një provë në klubin e Ligës Premier, Crystal Palace, por ata e refuzuan.
Pastaj filluan problemet. Familja e tij humbi shtëpinë, nëna e tij humbi punën dhe ai ishte i vetmi kujdestar në familje.
Ndërkohë, ai kishte një mal me borxhe, sepse donte të bënte stilit të jetesës me shpenzime të larta, siç bënin miqtë e tij që kishin arritur të bënin karrierë futbolli dhe me të cilët ai kishte në marrëdhënie të shkëlqyera.
Për shkak të kësaj, ai duhej të linte futbollin në ligat e vogla dhe të pranonte një punë në kompaninë Motorola.
Prej asaj dite, fati i tij filloi të ndryshojë dhe 20 vjet më vonë, Dean Forbes ka përparuar aq shumë sa që konsiderohet si një nga biznesmenët anglezë me potencialin më të madh.
Ish-lojtari i Crystal Palace u bë CEO i Forterra, një kompani e madhe softuerësh që u shit vitin e kaluar për një miliard dollarë.
Pasuria neto e Forbes thuhet se është 40 milionë dollarë.
“Unë do ta përshkruaj fillimin tim në biznes si aventurën e një futbollisti të pastrehë dy herë të refuzuar, i cili shiti gjëra përmes telefonit për të hequr qafe borxhet që grumbulloi për të vazhduar me miqtë e tij që u bënë futbollistë”.
“Unë jam vërtet mirënjohës se i kisha ato borxhe sepse kjo do të thoshte se dështova në futboll dhe duhej të angazhohesha për një mjedis profesional”, ka thënë Forbes për Business Chief.
Ai duhej të futej vetë në botën e biznesit për të fituar një shtëpi për nënën e tij. Ai e bëri këtë gjë në katër vjet.
“Isha në moshë, u largova nga shtëpia për të dalë vetë në botë dhe për të fituar para. Katër vjet më vonë, i bleva nënës time një shtëpi”, tregon ai.
Ai tregon se e kanë ndihmuar disa lojtarë që janë refuzuar në botën e futbollit, por edhe fakti që nuk i është përkushtuar plotësisht karrierës futbollistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë