Shumë media kishin raportuar se Paulo Dybala është me coronavirus ditën e mbrëmshme.

Por një gjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë dhe fillimisht ka informuar kampioni në fuqi i Italisë, Juventus se lojtari i tyre është mirë.


Tani ka ardhur reagimi edhe nga sulmuesi argjentinas, që ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter.

Dybala ka shkruar se është mirë dhe se vullnetarisht është izoluar, derisa ka bërë thirrje që mos të publikohen lajme të rreme.

"Përshëndetje të gjithëve, dua të konfirmoj që jam mirë dhe në izolim vullnetar. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shpresoj të jeni mirë. Jo lajme të rreme", ka shkruar Dybala.

Deri më tani nga kampioni në fuqi i Italisë, i vetmi lojtar me coronavirus është konfirmuar mbrojtësi italian Daniele Rugani.

Edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo që ndodhet në Portugali pas analizave të bëra ka rezultuar negativ dhe nuk është prekur nga pandemia coronavirus. /Telegrafi/

telegrafi sport app