Diplomati, njëherit ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku gjatë intervistës për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me gjendjen në veri.
Çejku tha se për Shqipërinë porta e parë e marrjes së informacionit duhet të jetë Kosova, e më pas siç tha ai të jepen reagime për situatën në veri të Kosovës.
“Sa i përket reagimit të kryeministrit të Shqipërisë, Rama dhe reagimeve të tjera sigurisht që ato janë reagime publike dhe secili mund t’i kuptojë në mënyrën e vet, por ajo që mund të them sot është që ne duhet të jemi të gjithë realist kur marrim komentet tona për zhvillimet në veri dhe organet e shtetit shqiptarë duhet të jenë në një koordinim më të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, pastaj të kenë komentet e tyre në raport me Serbinë apo me faktorin ndërkombëtar. Pra, porta e parë e marrjes së informacionit duhet të jetë Qeveria e Kosovës, pasi çdo marrëdhënie e jona me Serbinë së pari kalon nga Prishtina”, ka vlerësuar Çejku.
Mirëpo, siç u shpreh diplomati shqiptar, kryeministri i Kosovës, Kurti ende nuk ka paraqitur një platformë konkrete se çfarë hapash do të ndërmarrë për të rregulluar situatën në veri të Kosovës.
“Nuk duhet të harrojmë një gjë se pavarësisht inkuzioneve të dënueshme dhe të paligjshme në veriun e Kosovës, është Kosova ajo që ka përgjegjësinë e saj në këtë pjesë të territorit……mendoj që Kurti ende nuk e ka përkthyer në vepër presionin ndërkombëtar dhe sidomos reagimin e drejtpërdrejtë të ShBA-së”, ka thënë Çejku.
I pyetur se a janë shqetësuese këto reagime, ai tha: “Ju e dini që Kosova herë pas here ka pasur disa keqkuptime, fërkime, mospajtime me ShBA-në, nëse ju kujtohet çështja e demarkacionit, Gjykata Speciale, etj….Kosova pavarësisht marrëdhënieve strategjike me ShBA-të, herë pas herë ka pasur dhe ajo disa çaste, por ka pasur mirëkuptim nga ShBA-të dhe me dialogun e sinqertë janë tejkaluar. Është rasti i parë që ShBA-të ndërmarrin hapa konkret, sanksionimi apo largimi i Kosovës nga stërvitja e ‘Defender 23’ dhe po ashtu bërja publike e këtij vendimi, si një lloj sanksioni ndaj Kosovës, apo dënimi”.
Çejku po ashtu theksoi se është bërë një kohë e gjatë që Qeveria e Kosovës dhe ShBA-të janë kundërthënës me njëra – tjetrën dhe nuk ka një pajtueshmëri tradicionale mes tyre.
Siç vlerësoi ai ky është dëmi më i madh që i shkaktohet sot Kosovës.
“Pavarësisht deklaratave, veprimet janë ato që tregojnë një mospajtim. Mendoj që humbja më e madhe është për Kosovën, e cila ShBA-në e ka aleatin e saj strategjik”, tha tutje diplomati Çejku.
Gjithashtu ai vlerësoi se kryeministri Kurti, vepron përtej kapaciteteve, mundësive dhe arsyeve të tij si kryeministër në raport me ShBA-në.
“Karshilliku dhe mungesa e takimeve me ambasadorin amerikan dhe konsiderimi si një qasje naive e sekretarit Blinken që në fakt nuk është thjesht Blinken, por, Departamenti i Shtetit dhe të gjitha agjencitë e ShBA-së duke i konsideruar naive, mendoj që kanë dhe do të kenë një kosto politike për kryeministrin Kurti dhe forcën e tij politike”, tha ndër të tjera Çejku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë 63-vjeçari
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar