Mbi 1 mijë e 500 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme janë asgjësuar sot nga Policia e Kosovës.
Këto armë ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës në operacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.
Shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale është lejuar me vendim të gjykatës, pasi që për të gjitha kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq tha për Telegrafin se këto armë janë konfiskuar në kuadër të aktiviteteve të PK-së në luftën kundër krimit.
“Policia e Kosovës në aktivitetet e saj në luftën kundër krimit ka konfiskuar një numër të madh të armëve, mesatarisht 1500-2000. Në bashkëpunim me UNDP ne sot po asgjësojmë këto armë të cilat u kanë takuar personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Jankoviq.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/380788795_1008908766984044_1757569952385946072_n.png)
Në anën tjetër Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh për Telegrafin se me asgjësimin e këtyre armëve ne po ofrojmë mjedis më të sigurt.
“Është kënaqësi të jem sot këtu. Kjo është pjesë e bashkëpunimit tonë UNDP-Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Është pjesë e mbështetjes së Ministrisë dhe Policisë së Kosovës në trajtimin e armëve. Nga viti 2013 e deri më sot janë mbi 15 mijë armë të cilat i kemi asgjësuar. Sot konkretisht kemi asgjësuar më shumë se 1 mijë e 500 armë. Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është se çdo armë që sot po e asgjësojmë nuk është më në duart e kriminelëve, dhe ne kështu mund të sigurojmë personat dhe të punojmë për sigurinë në Kosovë”, tha Queiros.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/380948326_261616122892287_6122718811931710022_n.png)
Ai shtoi se UNDP për më shumë se 10 vite është partner me Policinë e Kosovës dhe MPB.
“Të gjitha këto armë kanë qenë pjesë e rasteve kriminale. Këto armë kanë lënduar dikë, ose janë përdorur në aksione të ndryshme kriminale. Natyrisht ne do të donim që të shmangim këtë, por gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që njëherë kur kapim këto armë t’i shkatërrojmë dhe të sigurohemi që ato nuk do ta lëndojnë më askënd”, u shpreh Queiros për Telegrafin.
Asgjësimi i armëve të konfiskuara u bë në fshatin Prelez të Ferizajt. Armët e shkrira do të shfrytëzohen për prodhimin e kapakëve të pusetave.
Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.
Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkimi Evropian si dhe përmes mbështetjes nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë- Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) si dhe SEESAC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/Aleanca-per-Shqiptaret-380x233.jpg)
ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin
![“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-28-380x233.jpg)
“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe
![Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/limaj-380x233.jpg)
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara
![Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fabio-mini-780x439.jpg)
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-780x439.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qeveria-e-kosoves-780x439.jpg)
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
![Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-20T184841.479-780x439.jpg)
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve
![Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Drita-Hjdari-2-780x439.jpg)
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës
![Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjska_2-780x439.jpg)
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pep-780x439.png)
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes
![NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-780x439.jpg)
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-780x439.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJE-GJE-GJE-e1740002989780-780x439.jpg)
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbappeeee-780x439.png)
"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër
![Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-8-780x439.jpg)
Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij