Këshilli Drejtues i UP-së ka paraparë për të premten një mbledhje ku mund të merret vendimi për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.
Në një konferencë për media, rektori Sahiti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje pasi e konsideron si të jashtëligjshme.
“Nesër në Këshillin Drejtues është paraparë raportimi i menaxhmenti të lartë, ajo mbledhje është caktuar në kundërshtim me statutin. Ky rend i ditës nuk është dakorduar me ne, si e tillë kjo është jo ligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin tim”, ka thënë Sahiti.
Sahiti tha se që në zgjedhjet e mbajtura në qershor për Këshillin Drejtues të UP-së është zgjedhur një kandidat, i cili ka plagjiaturë.
Ai shtoi se këtë çështje e kishte paraqitur te organet e UP-së mirëpo ata nuk janë marr me rastin.
“Çështja e parë është me këshillin drejtues, si rezultat i atyre zgjedhjeve të Këshillit Drejtues është zgjidhur një kandidatë që ka plagjiatë në punimin e tij të doktoratës. Ka qenë edhe një prononcim i ministres për këtë çështje ku ajo ka thënë se do të kërkoj nga Këshilli Drejtues qe këtë rast ta denoncoj në Këshill të Etikës, përkundër atij zotimi anëtarët nuk e kanë denoncuar rastin në Këshill të Etikës me arsyen se nuk kemi fakte”.
“ORCA ka ofruar fakte të mjaftueshme edhe kanë kërkuar nga këshilli drejtues që të procedojnë më tutje, por ata kanë thënë që këtë çështje ta procedon ORCA. Pasi bëhet fjalë për një pozitë shumë të lartë, bëhet fjalë për Selim Bezerin. E kam parë të arsyeshme që unë ta marrë në dorë ta denoncoj rastin dhe rasti është në Këshill të Etikës me dëshmitë e nevojshme që doktorata është plagjiaturë”, tha ai.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.
Lidhur me këtë veprim kanë reaguar të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët