Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400 € para kesh.
Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime. /Telegrafi/