Forcat e rendit në Dorset të Anglisë, është dashur të shpëtojnë tre adoleshent që kishin hipur afro 60 metra lart në shkëmb.
Meqenëse nuk kishin asnjë pajisje mbrojtëse dhe ishin këmbëzbathur, është dashur një ekip prej 15 personave, të intervenoi për t’i zbritur poshtë, transmeton Telegrafi.
“Është lehtë të ngjitesh, por gjithmonë duhet menduar se si të bëhet kthimi poshtë. Mos provoni nëse nuk jeni të shoqëruar me instruktor profesionist”, shkruan në raport lidhur me rastin.
Filmimi i postuar më poshtë, i tregon të rinjtë teksa qëndronin të pasigurt në pjesën e thepisur, duke rrezikuar të bien poshtë në çdo moment. /Telegrafi/
https://youtu.be/tEHURJmF02Q