LAJMI I FUNDIT:

U ndërtua për të shmangur kolonat në trafik, por tuneli I Elon Musk nën Las Vegas ka të njëjtat telashe

U ndërtua për të shmangur kolonat në trafik, por tuneli I Elon Musk nën Las Vegas ka të njëjtat telashe

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja që tregon kaosin në trafik në tunelin Loop, që gjendet nën Las Vegas dhe është ndërtuar nga biznesmeni amerikan Elon Musk – përkatësisht kompania e tij Boring Company.

Tunelit me një shirit është 2,7 kilometra i gjatë, që ka shkurtuar vozitjen 25 minutëshe me veturë nëpër qytet në vetëm dy minuta, transmeton Telegrafi.

Videoja në rrjetet sociale tregon kaosin në trafik në pikën “drop-off”, e arsyeja mund të jetë edhe Consumer Electronics Show që po mbahet në Convention Center në Las Vegas.


Disa përdorues të rrjeteve sociale, kanë shfrytëzuar rastin që “tallen” me tunelin pasi është ndërtuar për të shmangur kolonat në trafik – e tani ka të njëjtin problem.

Musk themeloi kompaninë Boring në vitin 2016, duke synuar ta zgjeroj rrjetin e tuneleve në Las Vegas – ku më vonë do të lidhet edhe me Las Vegasin.

Me këtë do të shkurtohej koha e udhëtimit mes dy qyteteve nga pesë orë sa ishte më herët në vetëm dy. /Telegrafi/