LAJMI I FUNDIT:

U mbajt seminari për trajnerë me instruktorin Klaus Stark

U mbajt seminari për trajnerë me instruktorin Klaus Stark

Është mbajtur sot seminari njëditor për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë, në të dy konkurrencat, me temë “Sistemet e lojës (përparësitë dhe mangësitë) dhe aplikimi i tyre në praktikë”, me ligjërues instruktorin gjerman, Klaus Stark.

I organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit dhe përkrahur nga FFK, ky seminar i cili u shërben trajnerëve për të përditësuar njohuritë e tyre teorike dhe praktike në lojën e futbollit, u mbajt në Kampin Nacional në Hajval derisa ishin të pranishëm rreth 50 pjesëmarrës.


Këta të fundit e vlerësuan eksperiencën e instruktorit gjerman dhe ligjëratën e tij, derisa pohuan që gjithmonë ka vend për të mësuar gjëra të reja.

Në anën tjetër, instruktori gjerman Stark lavdëroi interesimin dhe përkushtimin e trajnerëve kosovarë për të mësuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e mirë dhe të duhur të futbollit në vend por nuk e mohoi, siç tha ai, faktin se kanë nevojë për më shumë eksperiencë.

Ndërsa, anëtari i Bordit të Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, tha se këto seminare organizohen për të mirën e trajnerëve, të cilëve u ndihmon të jenë në hap me zhvillimin e shpejtë të futbollit. Me këtë rast, ai i ftoi  të marrin pjesë në këto seminare edhe ata që sot munguan.

Pas pjesës teorike, pjesëmarrësit vazhduan me pjesën praktike, e cila po ashtu u aplikua me instruksionet e ekspertit gjerman Klaus Stark.

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Kalo në kategori