LAJMI I FUNDIT:

U mbajt për më shumë se gjashtë vjet, lirohet pengu afrikano-jugor – militantët e lidhur me Al-Qaedan fillimisht kërkuan para, pastaj e lëshuan pa asnjë kusht

U mbajt për më shumë se gjashtë vjet, lirohet pengu afrikano-jugor – militantët e lidhur me Al-Qaedan fillimisht kërkuan para, pastaj e lëshuan pa asnjë kusht

Pengu afrikano-jugor, Gerco van Deventer, është liruar nga militantët e lidhur me Al-Qadea-n, pas një periudhe prej më shumë se gjashtë vitesh robëri.

Ai u kap nga një grup i paidentifikuar në Libi në vitin 2017, dhe u lirua në Algjeri, përcjell Telegrafi.

Fillimisht për lirimin e tij grupi kërkonte 3 milionë dollarë, por pasi familja nuk e përballonte dot shumën e madhe, ai u lirua pa kushte.


Ndryshe, pjesë të mëdha të Libisë llogariten si “të pakontrolluara nga ligji” që kur forcat e mbështetura nga NATO vranë sundimtarin afatgjatë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Dhe Al-Qaeda dhe grupe tjera ekstremiste kanë përdorur rrëmbimet si një mënyrë për të fituar para.

Për të luftuar kundër këtyre grupimeve, Franca kishte ndërhyrë me trupa në Mali në vitin 2013.

Ajo i tërhoqi trupat vitin e kaluar pas një grusht shteti në Afrikën Perëndimore dhe mospopullaritetit për operacionin e saj ushtarak.

Tani grupi famëkeq mercenar rus Wagner, është punësuar nga junta ushtarake e Malit për të luftuar militantët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori