Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, analisti i Ballkanit Perëndimor nga Instituti “New Europe”, Jakub Bielamowicz, deputeti gjerman, Michael Roth e shumë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje deputetes britanike, Alicia Kearns e cila një ditë më parë u kërcënua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.
Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti në një postim në Twitter shkruan se Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në kohën e Slobodan Millosheviqit është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.
“Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në regjimin e Millosheviqit, ka qenë prej kohësh i njohur për aftësitë e tij dinake në orkestrimin e skemave komplekse, duke manipuluar me shkathtësi narrativën me saktësi strategjike për të shtrembëruar realitetin”, shkruan Kapiti.
Aleksandar Vucic, the infamous Minister of Information under Milosevic’s regime, has long been reputed for his cunning skills in orchestrating complex schemes, deftly manipulating the narrative with strategic precision to distort reality. https://t.co/TpEBzIEPlP
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) July 6, 2023
Ndërkaq, njohësi i proceseve në Ballkanin Perëndimor, Jakub Bielamowicz thekson se është sulm i turpshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që po kërcënon me hetim deputeten Kearns për deklaratat e saja.
“Një sulm i turpshëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po kërcënon me një hetim kundër Alicia Kearns, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka folur për agresionin e Serbisë, përfshirë kontrabandë armësh me autoambulanca në kishat serbe në Kosovë”, shkruan ai.
A shameful attack by Serbia’s @AVucic who’s threatening w/ an investigation against @AliciaKearns, Chair of the UK Foreign Affairs Committee, who has been speaking up on Serbia’s aggression, incl. arms smuggling in ambulances to Serbian churches in Kosovo. pic.twitter.com/9rZtSzgdlr
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) July 6, 2023
Edhe deputeti gjerman, Michael Roth i ka dalë në mbrojtje deputetes britanike.
“Thjesht e neveritshme. Solidaritet i plotë me kolegen time”, shkruan ai.
Just disgusting. Full solidarity with my great colleague @aliciakearns! https://t.co/tr8k0TpMRy
— Michael Roth – official ???? (@MiRo_SPD) July 6, 2023
Ndryshe, ditë më parë është ngritur një debat në opinion lidhur me pretendimet për kontrabandë të armëve nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave.
Deputetja britanike, Alicia Kearns pak ditë më parë ka thënë se Serbia kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.
Ajo madje tha se për këtë është në dijeni KFOR-i.
Por, KFOR-i të mërkurën në një përgjigje për Telegrafin mohoi një gjë të tillë. KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë provë për atë që është raportuar, dhe se deputetja i referohet ngjarjes së vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier (regjiment ushtarak britanik), u punësua në Kosovë.
“Nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, deklaroi KFOR-i.
Ndërkaq, pas deklaratave të deputetes britanike, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e kërcënuar Kearns me hetime ndaj saj.
Ai ka thënë Kearns “është e njohur për aktivitetet e saj antiserbe”.
“Tani, së bashku me veprimet policore, po futin elemente të reja, që është sulm ndaj dy shtyllave të tjera të popullit serb në Kosovë, Kishës Ortodokse Serbe dhe shëndetësisë”.
Vuçiq tha se ndaj saj kanë nisur edhe një hetim.
“Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po kryejmë një hetim kundër jush, për të parë pse po e bëni këtë, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk reagon, ne jemi të detyruar të bëjmë”, ishte shprehur Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët