LAJMI I FUNDIT:

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Hedhja me litar nga lartësi do të duhej të sillte adrenalinë, por kështu nuk ndodhi për një grua e cila për pak sa nuk e pësoi me jetë kur litari iu këput derisa u hodh nga një urë në një lartësi prej 92 metrash.

Erin Langworthy, turiste nga Australia në të 20-at, kishte udhëtuar nëpër Zambi në vitin 2012 kur vendosi të hidhet nga një urë e lartë me litar të lidhur në këmbë, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që ajo u hodh drejt lumit Zambezi, litari iu këput dhe ajo përfundoi në ujërat e mbushura me krokodilë.


Në videon amatore të publikuar në rrjetet sociale, Langworthy shihet duke rënë në uji në momentin që iu këput litari.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ujërat ishin të rrëmbyeshëm sa që nuk mund të merrte frymë.

Megjithatë ajo i mbijetoi më të keqes me disa mavijosje në trup – duke marrë parasysh faktin se ujërat ishin të mbushura me krokodilë. /Telegrafi/