Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në rajon, u hap zyrtarisht, duke mbledhur në Kosovë qindra akademikë dhe studentë nga dhjetëra shtete të ndryshme të botës. Kjo konferencë ndërkombëtare shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive ndërmjet hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të industrisë.
Në hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion në UBT, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi e vlerësoi konferencën si një moment të rëndësishëm që shënon një tjetër hap në rrugën e përbashkët për avancimin e dijes dhe mbështetjen e inovacionit shkencor, duke krijuar një platformë unike bashkëpunimi ndërmjet studiuesve nga fusha të ndryshme.
Me një mision të qartë, ai tha se konferenca sjell së bashku mendjet më të ndritura nga e gjithë bota për të ndarë ide, përvoja dhe rezultate kërkimore në fusha të specializuara dhe ndërdisiplinare.
Rektori Hajrizi theksoi pjesëmarrjen e mbi 3,000 individëve – hulumtues, shkencëtarë dhe studentë nga vende të ndryshme të cilët do të ndajnë rezultatet e punës së tyre shkencore dhe do të diskutojnë për të ardhmen e inovacionit në shkencë, biznes dhe teknologji.
Ai falënderoi veçanërisht kërkuesit ndërkombëtarë dhe komitetin organizativ për punën e tyre të palodhur në realizimin e këtij eventi të suksesshëm. Duke pasur 24 fusha të ndryshme studimi që zhvillohen njëkohësisht, rektori përmendi rëndësinë e kësaj konference si një platformë ku përpjekjet për avancimin e njohurive shpërblehen me bashkëpunime të reja dhe rezultate konkrete.
Për më tepër, ai ndau suksesin e UBT-së në arenën ndërkombëtare, duke përmendur mbi 500 partneritete globale dhe pozicionimet e larta në renditjet ndërkombëtare, si në WURI për inovacion dhe inteligjencë artificiale, si dhe në SCImago ku UBT është vlerësuar si institucioni më i mirë privat në trojet shqiptare për vitin 2024.
Përveç kësaj, ai përmendi rëndësinë e përkushtimit të UBT-së ndaj qëndrueshmërisë, duke u renditur ndër 200 universitetet më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric për vitin 2023, dhe duke u vlerësuar si “Universiteti i Ri Evropian për Ndërmarrësi i Vitit” në Lisbonë nga Triple E Awards.
Në përfundim, Rektori Hajrizi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmuar në përmirësimin e botës përmes shkencës dhe inovacionit, duke theksuar përkushtimin e UBT-së për të ofruar një platformë të fuqishme për zhvillimin dhe frymëzimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve dhe liderëve.
Në ceremoninë hapëse morën fjalën personalitete të njohura nga bota akademike ndërkombëtare, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të dijes në nivel global. Prof. Dr. Galia Marinova nga Universiteti Teknik i Sofjes, me përvojën e saj të gjerë në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, theksoi rolin e teknologjisë në avancimin e inovacioneve dhe impaktin e saj në edukim.
Prof. Dr. Ilaria Venanzi nga Universiteti i Perugias u ndal tek rëndësia e kërkimeve ndërdisiplinare në shkencat sociale dhe ekonomike për adresimin e sfidave bashkëkohore dhe Prof. Dr. Harald Tschan nga Universiteti i Vjenës.
Konferenca mbulon 24 fusha të ndryshme, duke përfshirë: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit dhe Siguri, Menaxhim i Mekatronikës dhe Robotikës, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieria Ndërtimit dhe Mjedisit, Energji Efiçiente, Juridik, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gazetari, Media dhe Komunikim, Shkenca të Ushqimit, Shkenca Mjekësore, Kimi dhe Farmaci, Dizajn i Integruar, si dhe Shkenca e Psikologjisë; Edukim dhe Zhvillim.
Nëpërmjet kësaj ngjarjeje të organizuar çdo vit, UBT po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit, duke u dhënë mundësi profesorëve dhe profesionistëve të ndryshëm të ndajnë rezultatet e punës së tyre shkencore.
Përveç përfitimeve akademike, konferenca ka një ndikim të rëndësishëm për publikun e gjerë, duke u shërbyer si një burim informacioni mbi trendet më të fundit në të gjitha fushat e zhvillimit shkencor dhe teknologjik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërime për protestë dhe kundërshtime të shumta për shtrenjtimin e energjisë elektrike – Çfarë vendimi do të merr ZRRE?

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Paralajmërime për protestë dhe kundërshtime të shumta për shtrenjtimin e energjisë elektrike - Çfarë vendimi do të merr ZRRE?

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Fitër Bajrami në Petrol Company me zbritje deri në -6 Cent për litër!

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata