U bllokua brenda shtyllës teksa përpiqej të merrte telefonin e tij

Këtë të dielë në mëngjes zjarrfikësit e departamentit francez të Gardit, në Nîmes, Francë, u befasuan me një shpëtim të pazakontë: një burrë mbeti i bllokuar brenda një shtylle teksa po merrte telefonin e tij. Kërkesa për ndihmë erdhi falë një fqinji i cili po shëtiste kur pa disa këmbë që po dilnin nga një shtyllë. Ishte ora 8:30 e mëngjesit (të kohës lokale) kur pa gjymtyrët që dilnin nga shtylla dhe kjo ishte e pabesueshme se si kishte ndodhur, transmeton Telegrafi.

Kur arritën në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit hasën në një rast shumë të komplikuar.











































