LAJMI I FUNDIT:

U arrestua edhe pse ishte vetëm 6 vjeçe, qante dhe i luste policët amerikanë ta lënë të lirë: Mos mi vëni prangat

U arrestua edhe pse ishte vetëm 6 vjeçe, qante dhe i luste policët amerikanë ta lënë të lirë: Mos mi vëni prangat

Policia në Orlando të SHBA-ve gjatë shtatorit të vitit të kaluar pati arrestuar një vajzë 6-vjeçare. Kurse tani ajo dhe familja e saj kanë dhënë detaje për këtë ngjarje, gjatë një interviste dhënë për Orlando Sentinel.

Kaia Rol, nxënëse e klasës së parë, kishte goditur tre punonjës të shkollës, ku si pasojë e këtij veprimi policia e kishte prangosur. E kur i pyeti se për kënd janë ato, ata i janë përgjigjur shkurt, “për ty”, transmeton Telegrafi.

“Mos mi vendosni prangat”, dëgjohet duke thënë në video kjo vajzë e vogël që nuk mund të ndalte lotët derisa i luste ta lirojnë. Megjithatë ata e kishin futur në veturën zyrtare të policisë.


Madje njëri prej tyre i kishte thënë se duhet të futet brenda veturës së policisë. Por, ajo kishte këmbëngulur duke thënë: “nuk dua të shkojë në policinë e veturës”.

“Nuk dëshiron, duhesh”, dëgjohet duke ia kthyer polici që e kishte prangosur. Megjithatë në video nuk shihet asnjë punonjës i shkollës që tenton të parandalojë arrestimin e 6-vjeqares. Gjithashtu polici që e shoqëronte vazhdimisht ia bënte me dije se po të ishte më e madhe do t’ia vendosnin prangat me zinxhir.

Meralin Kirkland, gjysha e vogëlushes ka thënë se pasi që qytetarët ta shohin videon do të kërkojnë të ndryshojë ligji që personat që duhet arrestuar duhet të kenë të paktën 12 vjet.

“E kam ditur se kanë bërë keq, por nuk e kam ditur se ajo ka kërkuar ndihmë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori