Gjërat e vjetra, të cilat i kanë mbijetuar kohës për vite të tëra, gjithmonë bartin më vete shumë histori dhe tradita. Në vendin tonë ka shumë të tilla, ndërsa një prej tyre është edhe tyrbja e Sulltan Muratit, e cila daton qysh nga viti 1389.
Tashmë në të janë bërë disa modifikime, mirëpo ky monument ka plotë 631 vite. E veçanta e saj, është që në tyrbe janë të varrosura vetëm organet e brendshme të Sulltan Muratit.
Në lidhje me këtë monument ka folur, Muamer Hasani, i cili shpjegoi edhe historinë e këtij vendi.
‘’Kur flasim për tyrben e ‘Sulltan Muratit’, duhet me e cekë që është arkitektura më e vjetër osmane në Kosovë, është ndërtu në shekullin e XIV, nuk dihet saktë mirëpo mendohet që është ndërtu menjëherë pas betejës së Kosovës, do të thotë menjëherë pas vitit 1389 dhe është ndërtu prej të birit të Sulltan Muratit, prej sulltan Bejazitit’’, tha Hasani.
E gjithë tyrbja, është e rrethuar me pemë të ndryshme, e ajo që bie ne sy, është pema e vjetër dhe e madhe në hyrje të saj. Kjo pemë ka mbi 400 vite që është mbjell aty, dhe besohet të jetë ndër pemët më të vjetra në Kosovë.
‘’E kena edhe një man apo dud e cila po ashtu është shumë i mahnitshëm, i cili është diku 400 ose 500 vjet i vjetër. Është qa në mes shkaku i peshës të madhe, domethënë u rritë, nuk ka mujt me bartë veten edhe është ça, dhe jam goxha i sigurt që nuk ka pemë më të vjetër në Kosovë, sa I përket familjes së manave ose dudave’’, u shpreh ai.
E në hyrje të saj gjendet edhe objekti kulturor. Disa nga gurët këtu janë origjinalë, pasi që i kanë mbijetuar kohës. E në dhomat aty pranë̈, që dikur janë shfrytëzuar edhe si bujtina, për të gjithë ata që kanë ardhur ta vizitojnë tyrben, gjërat janë modifikuar përgjatë shekujve, edhe pse janë të ngjashme me gjërat origjinale që kane qenë aty.
‘’Objekti që gjendemi tani i takon periudhës së shekullit XIX, dhe ndërtohet prej sulltan Adyl Hamitit të dytë, dhe ndërtohet si një bujtinë apo konak. Sepse njerëzit kur kanë ardhur ta vizitojnë tyrben, nuk kanë mundur të kthehen në të njëjtën ditë, pasi po flasim për një periudhë kur njerëzit kanë udhëtuar me kali’’, rrëfen ai.
E po ashtu, në njërën dhomë, ka disa fotografi të cilat i takojnë shekullit të 19, e që janë ruajtur deri më sot.
‘’Këtu janë të ekspozuara disa fotografi interesantë të vitit 1911, të cilat janë bërë me rastin e vizitës së sulltan Reshatit në Kosovë, saktë me 16 qershor. Këtu mund t’i shohim disa fotografi të tyrbes në atë kohë dhe mundemi me i pa të njëjtat këndë të tyrbes. Mundeni me pa dhe turmën e madhe të njerëzve, të cilët kanë dal me e prit sulltanin’’.
Në katin sipër janë edhe statujat, të cilat janë të punuara me dyll e që ilustrojnë figurat të cilat kanë jetuar aty, dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin mund ta vizitojnë këtë vend që gjendet disa minuta vozitje prej Prishtine, në Mazgit të Obiliqit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës