Ish-i dashuri i Gigi Hadid, Tyler Cameron, ka reaguar mbi pretendimet se ai është babai i fëmijës së supermodeles.

Ylli i “Bachelorette” dhe ish- i dashuri i modeles amerikane - ndëshkoi disa nga ndjekësit e tij në Instagram të mërkurën, 29 prill, kur ai vuri re të paktën një koment duke sugjeruar se ai është babai i foshnjës së Gigi Hadid.


“Urime që po bëheni baba. Gigi është shtatzënë”, ka shkruar një ndjekës, sipas E!News.

gigi hadid cameron tyler bgus 1686004 001 scaled Tyler Cameron dhe Gigi Hadid (Foto: Entertainment Tonight)

“Ju e keni të gjithë gabim. Ju jeni të tmerrshëm”, u përgjigj Tyler.

TMZ dhe ET raportuan këtë javë se Gigi dhe i dashuri i saj, Zayn Malik janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku, teksa TMZ pretendon se ata kanë një vajzë.

Ndërkaq, çifti nuk e ka komentuar publikisht këtë çështje akoma.

gigi hadid zayn malik pregnant Gigi Hadid dhe Zayn Malik (Foto: Getty Images/Guliver)

Tyler dhe Gigi ndezën thashethemet romantike verën e kaluar kur të dy u panë pranë njëri-tjetrit për disa netë radhazi.

Në anën tjetër, Hadid është rikthyer me yllin e “One Direction” në fund të vitit të kaluar pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/