LAJMI I FUNDIT:

Tusk, Sassoli dhe Von der Leyen kërkojnë hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Tusk, Sassoli dhe Von der Leyen kërkojnë hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një letër dërguar vendeve anëtare të BE-së këtë pasdite, Presidenti aktual i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidentja e sapoemëruar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli kërkojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ata kujtojnë se vendet anëtare u zotuan në qershor që të kthehen në çështje dhe të marrin vendim thelbësor në tetor për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkimi Evropian po përballet me një zgjedhje strategjike. Vendimi për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Bashkimit për të realizuar premtimet e saj dhe për të parë drejt së ardhmes”, shkruajnë tre liderët evropianë.


Letra drejtuar vendeve anëtare adreson rolin që BE duhet të luajë në skenën globale dhe në mbrojtjen e interesave të veta. Në këtë kontekst, shkruajnë ata, BE duhet të ndërmarrë një hap drejt atyre vendeve që janë të interesuar për anëtarësim në BE dhe që kanë përmbushur kriteret për fillimin e procesit të negociatave.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që ne u kërkuam të bënin. Përmbushja ka kërkuar përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre për të cilët perspektiva evropiane është një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë”, shkruajnë Tusk, Ursula von der Leyen dhe Sassoli.

Ata pranojnë se nuk ka asnjë garanci për sukses në procesin e bisedimeve dhe se do të jetë e nevojshme një përpjekje e madhe për reforma që këto vende të bëhen anëtare të plota. Në të njëjtën kohë, thuhet në letër, reforma e brendshme e BE-së do të duhet të thellohet.

“Ne besojmë se është koha për të hapur negociatat e pranimit me të dy vendet”, thuhet në letër.

Vendimi për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE duhet të merret më 15 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori