LAJMI I FUNDIT:

Tusk: BE-ja e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson për BREXIT-in

Tusk: BE-ja e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson për BREXIT-in

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se Bashkimi Evropian ka shprehur vullnetin të dëgjojë idetë e kryeministrit britanik, Boris Johnson për BREXIT-in, nëse ato janë “realiste”.

Por, duke folur në një konferencë të Samitit G7, Tusk tha se nuk do të bashkëpunojë për BREXIT pa marrëveshje.

Tusk dhe Johnson pritet të takohen të dielën për të diskutuar BREXIT-in.


Që kur mori mandatin, Johnson ka insistuar se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor.

Tusk kishte thënë se Johnson është kryeministri i tretë që i duhet ta takojë që kur Britania votoi ta dalë nga BE-ja më 2016.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë ide që janë funksionale. realiste dhe të pranueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shpresoj se kryeministri Johnson nuk do të mbes në histori si “Zotëri pa marrëveshje”.

Kryeministri Johnson dëshiron të rinegociojë Irlandën, një pikë kyçe e marrëveshjes së Brexit-it që ka për qëllim të parandalojë një kufi të mundshëm në ishullin e Irlandës pas BREXIT-it.

Kryeministri britanik, Boris Johnson më herët i ka thënë Bashkimit Evropian se plani për të krijuar ndalesë në kufirin irlandez, duhet të pezullohet, pasi është “i paarritshëm” dhe “jodemokratik”.

Në një letër të nisur drejt presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, Johnson ka thënë se ndalesa që synon të parandalojë krijimin e një kufiri të ashpër mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, rrezikon dëmtimin e procesit të paqes në atë zonë.

Nëse ky plan largohet nga diskutimi, ai ka pretenduar se marrëveshja për BREXIT do të miratohet në Parlament. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori