LAJMI I FUNDIT:

Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-në

Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-në

Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është 932 kurd dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara, transmeton KP.

Ushtria turke thekson se asnjë avion luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.


E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se 13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe DEASH-it në Afrin të Sirisë.

Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit.

Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag ka kërcënuar aspër duke shprehur se do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve.

Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatale për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë influence në të.

Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Botë
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Botë
Kalo në kategori