Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, e shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universit të Kosovës, Curr Gjocaj, gjatë vizitës në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme të shtetit turk për shëndetësinë kosovare, në veçanti për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo është njohur nga afër me punën që bëhet në këtë klinikë.
Ambasadorja Kiliç tha se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në shumë degë dhe se po angazhohet që në një të ardhme të afërt të ndihmohet në avancimin profesional të stafit dhe në krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe pacientët.
“Mjekët tanë janë shprehur të kënaqur në lidhje me bashkëpunimin dhe mikpritjen që kanë pasur në Kosovë, duke bartur eksperiencën e tyre tek mjekët e Kosovës”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, drejtoresha e Klinikës obstetrike Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, ka njoftuar ambasadoren se gjatë bashkëpunimit me mjekët nga Turqia janë realizuar 28 operacione të ndërlikuara dhe ndihmesa e tyre ka qenë e mirëseardhur.
Ajo kërkoi që ky bashkëpunim me ekspertët nga Turqia të jetë i vazhdueshëm dhe të shikohet mundësia që së paku një herë në muaj të sjellin ekspertët që do të realizonin operacionet e ndërlikuara.
Curr Gjocaj, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, falënderoi ambasadoren e Turqisë për ndihmesën e dhënë nga shteti turk.
“Jemi shumë të kënaqur me punën që kanë bërë mjekët nga Turqia, të cilat kanë punuar në vazhdimësi dhe kanë kryer operacione të ndërlikuara, kjo tregon një humanizëm dhe përkushtim për të ndihmuar”, theksoi Gjocaj.
Ai kërkoi nga ambasadorja Kiliç që Turqia të vazhdojë edhe më tutje përkrahjen për Kosovën.
Në anën tjetër, Kadir Hyseini, zëvendësministër njoftoi se mjekët nga Turqia kanë kryer 122 operacione të ndërlikuara në QKUK, 28 prej tyre në Klinikën e Gjinekologjisë, 30 në oftalmologji, 10 në kirurgji të fëmijëve, 16 në kirurgji plastike, 14 në shërbimin e kardiokirurgjisë, 6 në kirurgji abdominale dhe po ashtu kanë kryer 27 koronarografi.
Sipas tij, mjekët nga Turqia kanë kryer edhe konsultime të tjera që janë realizuar në bashkëpunim me kolegët nga klinikat e QKUK-së.
Hyseini, theksoi se janë në bisedime me ambasadoren dhe pritet që shumë shpejtë të vazhdojë bashkëpunimi, ku së paku një herë në muaj të vijnë mjekët nga lëmi i gjinekologjisë për të kryer operacione në QKUK. Ai kërkoi që klinikat e QKUK-së, të caktojnë stafin i cili më pastaj do të ketë mundësi të trajnohet në Turqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht