Turqia ka shkatërruar dy aeroplanë luftarakë sirianë dhe shkatërroi 100 tanke ndërsa fillon një ofensivë ushtarake kundër regjimit sirian të mbështetur nga Moska, pas një sulmi ajror që vrau 34 ushtarë të saj.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar njoftoi sot operacionin - të quajtur "Mburoja e Pranverës" - dhe u zotua që çdo sulm ndaj forcave turke në Idlib do të kthehej me hakmarrje nën të drejtën e vendit për vetëmbrojtje, transmeton Telegrafi.


25393386 8062327 image a 59 1583078740612

Tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut u rritën edhe më shumë të enjten pasi regjimi i Asad synoi ushtarët turq në Veriun e Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që vendi kishte 'hapur dyert e tij' të premten, duke bërë që rreth 76,000 migrantë të shkonin për në kufijtë e saj me BE-në.

25393676 8062327 Turkey shot down two Syrian regime planes today a 82 1583079546065

25393674 8062327 One of the planes falling out of the sky after it was shot by Tu m 81 1583079540874

"Turqia pret që Rusia të përdorë ndikimin e saj për t'i dhënë fund sulmeve të regjimit sirian dhe tërheqjes së saj nga kufijtë siaps marrëveshjes së Soçit".

Njëqind e tre tanke, tetë helikopterë, një dron,  raketa dhe gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar qëkur filloi operacioni të enjten.

Dy aeroplanët luftarakë sirianë u qëlluan këtë mëngjes. Të dy pilotët shpëtuan me ndihmën e parashutës dhe mbijetuan, sipas lajmeve të shtetit sirian. /Telegrafi/