Janë zbuluar dëshmi të reja në lidhje me gjashtë të dyshuarit të arrestuar me operacionin e Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, të realizuar ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, e cila gjithashtu organizon arratisjen e anëtarëve të saj nga Turqia në shtetet perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon hetimi në Kryeprokurorinë e Stambollit ndaj Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, të cilët janë përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga MIT.
Hetimet ndaj të dyshuarve, të cilat ishin duke zhvilluar nga kryeprokuroritë e 6 qyteteve të ndryshme janë mbledhur dhe bashkuar në Kryeprokurorinë e Stambollit.
Kryeprokuroria si rezultat i dosjeve, deklaratave të marra dhe punimeve të ekipit të policisë, ka thelluar hetimin ndaj të dyshuarve.
Pretendohet se, të dyshuarit të cilët një kohë ishin duke jetuar në Turqi, pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, kanë organizuar arratisjen e anëtarëve të FETO-s në Evropë. Është përcaktuar se të gjithë të dyshuarit kanë qenë ndër emrat e nivelit të lartë të strukturës së FETO-s dhe kanë punuar në shkollat e organizatës në Kosovë, ndërsa mësohet se Mustafa Erdem një kohë ka qenë i ashtuquajturi “Imam i Kosovës” (epror) i organizatës.
Nga hetimet gjithashtu është përcaktuar se të dyshuarit Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina dhe Mustafa Erdem kanë qenë përdorues të ByLock, program komunikimi i organizatës, dhe nëpërmjet këtij programi kanë komunikuar ndërmjet njëri-tjetrit.
Llogaritë bankare të dyshuarit Cihan Özkan në Bank Asya, pas udhëzimit të dhënë nga kreu i organizatës, kanë shënuar rritje, ndërsa i dyshuari Kahraman Demirez me anëtarë të tjerë të organizatës ka komunikuar nëpërmjet programit Kakao Talk dhe është zbuluar se ka pasur regjistër ndaj tij në një institucion arsimor të mbyllur sepse ka qenë mbështetës të organizatës.
Për të dyshuarin tjetër Osman Karakaya, theksohet se ka ndihmuar Shoqatën “Kimse Yok Mu”, gjithashtu e mbyllur për shkak se ka qenë mbështetëse e FETO-s, ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll. Gjithashtu është zbuluar se emri i Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore
Materialet dixhitale si kompjuterë, tablet dhe celularë të konfiskuar nga të dyshuarit vazhdojnë të ekzaminohen nga ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Ndërsa hetimi ndaj të dyshuarit vazhdon nga një ekip i veçantë i Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM).
Ndërkohë, theksohet se prokuroria gjithashtu është duke hetuar pretendimin se gjatë shqyrtimit të aktiviteteve financiare të anëtarëve të FETO-s nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se këta persona kanë miliona euro në bankat turke dhe kosovare. /A.A./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker