LAJMI I FUNDIT:

Turqia ka mbi 85 milionë banorë, por atje ka fshatra ku jeton vetëm një person

Turqia ka mbi 85 milionë banorë, por atje ka fshatra ku jeton vetëm një person

Në Turqi, vetëm 7 për qind e popullsisë jeton në fshatra.

Sipas të dhënave, popullsia në disa fshatra është zvogëluar aq shumë sa ka edhe fshatra ku jeton vetëm një person, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për fshatrat Kayalıbağ në rrethin qendror të Bitlisit, Çattepe në rrethin Kurtalan të Siirt dhe fshati Ağaçyurdu në rrethin Güçlükonak të Şirnakut ishin fshatrat më të shkretë.


Ndryshe, siç vënë në pah të dhënat, ndërsa 93% e popullsisë së Turqisë banon në qendrat urbane, vetëm 7% jetojnë në fshatra.

Veç kësaj, është bërë e ditur se popullsia e Turqisë u rrit me 92.824 nga një vit më parë në 85,37 milionë në vitin 2023, tregojnë të dhënat zyrtare.

Zbulohen të dhënat e fundit për numrin e popullsisë së Turqisë dhe të qyteteve të saj
Lexo po ashtu Zbulohen të dhënat e fundit për numrin e popullsisë së Turqisë dhe të qyteteve të saj

Në një ndryshim të dukshëm demografik, Stambolli, metropoli i zhurmshëm i Turqisë dhe qyteti më i populluar, dëshmoi një rënie të popullsisë me 252,000 individë në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë.

Me këtë është shënuar rënia e tij të dytë e popullsisë në historinë e republikës, pas një rënie prej 57,000 njerëzve në vitin 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Por pavarësisht nga kjo rënie, Stambolli ka ruajtur rëndësinë e tij globale, duke tejkaluar 131 vende sipas Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA).

Ai u pasua nga kryeqyteti Ankaraja me 5,8 milionë, provinca e Izmirit me 4,5 milionë, provinca industriale e Bursës me 3,2 milionë dhe qyteti turistik mesdhetar Antalya me 2,7 milionë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori