LAJMI I FUNDIT:

Turneu në bare me mjetin ushtarak nga disa miq të veshur si babadimra shkakton kaos trafiku në Australi

Turneu në bare me mjetin ushtarak nga disa miq të veshur si babadimra shkakton kaos trafiku në Australi

Policia u thirr pasi një mjet ushtarak plot me babadimra shkaktoi kaos duke u ngecur në një korsi fshati gjatë një turneu në pijetore.

Transportuesi i blinduar i personelit ishte i mbushur me më shumë se tetë babadimra në një festë vjetore kur u bllokua në fshatin Angarrack, Cornwall.
Ian Jepson, 53 vjeç, i cili xhiroi videon e bllokimit të babadimrave, tha se korsia ishte e bllokuar për rreth dy orë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Videoja qesharaka shfaq babadimrat duke u përpjekur të çlirojnë kamionin masiv përpara se policia të mbërrinte të enjten mbrëma. Të paktën një babadimër dukej i dehur kur fliste me një kujdestar lokal të trafikut.

Peshkatari Z. Jepson kishte mbërritur në Angarrack për të parë ndezjen e dritave të Krishtlindjes kur vuri re tankun plot me babadimra “të pirë”.

Jepson, nga Newquay, tha: “Teksa u parkuam, pashë këtë tank në rrugë me babadimrat sipër saj duke bërtitur dhe duke kënduar. Ishte gazmore. Ne bëmë një ecje pesë minutëshe dhe pashë pjesën e pasme të tankut, i cili kishte ngecur pas tre ose katër makinave”.

Ai tutje bëri të ditur se disa nga babadimrat u hodhën nga kamioni dhe po i shtyenin me dorë makinat në përpjekje për t’i lëvizur ato, duke shtuar: “Ishte komike të shihje gjithë këta babadimra – rreth tetë prej tyre ndodheshin sipër tankut dhe disa të tjerë në brendësi”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Kalo në kategori