Turneu më i madh i Dota 2, The International deri më tani ka arritur në fondin e çmimeve më shumë se 10 milion dollarë
Internacionali i këtij viti në video-lojën Dota 2 pritet të mbahet në Singapor, ku do të garojnë ekipet më të mira të botës.
Pak më shumë se një muaj ka mbetur deri në fillimin e turneut më të madh The International, i cili vitin e kaluar shpërndau çmime në vlerë rreth 40 milion dollarë.
Përkundër këtij rekordi, siç duket këtë vit The International nuk do të arrijë të thyej një rekord të ri, pasi shuma e mbledhur deri tani është rreth 10 milion dollarë, dhe kanë mbetur pak më shumë se 30 ditë nga fillimi i turneut.
Ndërsa të gjitha edicionet e mëparshme TI kishin lëshuar paraprakisht Battle Pass, dhe komuniteti kishte afërsisht 4 muaj për të kontribuar në grupin e çmimeve, këtë vit Valve ka bërë një ndryshim drastik të planeve duke lëshuar Battle Pass në dy pjesë dhe duke drejtuar vetëm 25% nga pagesa e blerjes nga pjesa e parë për të shkuar në grupin e çmimeve të The International 2022.
The International i këtij viti do të fillojë me datën 15 tetor dhe do të zgjasë gjithsej 15 ditë.
/Telegrafi/






























