Sukseset e Etnon nuk kanë të ndalur. Pas suksesit me këngën “Shake it” ata janë rrugës për të shënuar edhe një sukses tjetër të radhës kësaj here më këngën e tyre të re “Turn me on”.

Kënga ka dy ditë që është lansuar dhe deri më tani brenda 48 orëve ka arritur ti mbledhë mbi 250 mijë klikime në Youtube, ndërkaq në real time janë edhe + 300 mijë klikime të tjera të cilat janë në procesim e sipër.


Kujtojmë se qysh në ditën e parë të publikimit kënga është shpërndarë më të madhe në rrjetet sociale.

‘Turn Me On’ është e realizuar me një videoklip fantastik dhe me ritëm shumë veror nga Etnon në bashkëpunim me Dj Dagz.

Kjo këngë pa dyshim që do të arrijë të bëhet edhe më e dashur dhe më e dëgjuar ditëve në vazhdim. /Telegrafi/