LAJMI I FUNDIT:

Turku i zhdukur iu bashkua një grupi kërkimi, para se ta kuptonte se ai ishte vetë personi të cilin po e kërkonin

Turku i zhdukur iu bashkua një grupi kërkimi, para se ta kuptonte se ai ishte vetë personi të cilin po e kërkonin

Një burrë i zhdukur në Turqi iu bashkua aksidentalisht grupit të kërkimit për orë të tëra para se ta kuptonte se ai ishte vetë personi që grupi po e kërkonte, raportojnë mediet lokale.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Beyhan Mutlu kishte pirë me miqtë të martën kur ai u end në një pyll në provincën Bursa.

Mirëpo kur ai nuk u kthye, gruaja dhe miqtë e tij njoftuan autoritetet lokale dhe një grup kërkimi u mobilizua.


Mutlu, 50-vjeçar, rastisi grupin e kërkimit dhe vendosi të bashkohej me ta, raporti NTV.

Por kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të thërrasin emrin e tij, ai u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Ai u mor mënjanë nga njëri prej punonjësve të shpëtimit për të dhënë një deklaratë.

“Mos më dëno shumë ashpër, oficer. Babai im do të më vrasë”, thuhet se ai u tha atyre.

Policia më pas e dërgoi 50-vjeçarin në shtëpi. Nuk është bërë e qartë nëse ai është gjobitur. /Telegrafi/