Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ashtu si shumë të tjerë ka qëndruar e vetë-izoluar këto ditë.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë karantinimit të realizojë një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.


Mesa duket e frymëzuar nga situata emergjente e krijuar për shkak të virusit COVID-19, Tuna, ka vendosur që fotosesionin e ri ta realizojë nën menatelin e bardhë, duke pozuar si shkencëtare.

Në njërën prej imazheve, ajo shfaqet mjaft atraktive, teksa përmes efekteve ka shfaqur disa mjetet laboratorike, she ka shkruar "E karantinuar".

tunasejdi 90315078 620183645493864 4954443553241120222 n

Në një tjetër fotografi, këngëtarja nga Maqedonia vë në pah gjoksin atraktiv me dekoltenë e hapur, ndërsa pozon si e habitur lidhur me atë se çfarë po ndodh.

tunasejdi 90222639 1451034595057244 3443037685324334829 n

"Shkenctarët në laborator janë si...", shkroi Tuna në mbishkrimin e këtij fotosesioni, të cilin e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/