Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, po vazhdon të qëndrojë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje bashkë me djalin e saj, Tianin, ku janë duke qëndruar prej kohësh te disa miq të këngëtares.


Ndonëse nuk është shumë aktive në muzikë kohëve të fundit, jo e njëjta gjë po ndodh në rrjetet sociale.

Tuna shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet atraktive.

Së fundmi, këngëtarja shkupjane publikoi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në një fustan të kuq.

tunasejdi 116874632 688673188394720 305949186874708350 n

Duke vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, Tuna edhe njëherë vërtetoi se vazhdon të mbetet në top formë.

tunasejdi 116819199 315116976279439 3676909309193724281 n

Ajo është shumë e kujdesshme sa i përket ndjekjes së ushtrimeve me rregull në palestër, me çka edhe arrin që gjithnjë të ketë një trup të tonifikuar. /Telegrafi/