LAJMI I FUNDIT:

Tuna reagon pasi “Ova” nga “Yedinci Kogustaki Mucize” ia shpërndau këngën “A don Hala”

Tuna reagon pasi “Ova” nga “Yedinci Kogustaki Mucize” ia shpërndau këngën “A don Hala”

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë numër 7” gjatë kësaj periudhe pandemie është komentuar mjaft shumë edhe nga publiku shqiptar.

Siç edhe tashmë dihet, tema e filmit ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.

Vajza e vogël, e cila ka rrëmbyer vëmendje të madhe me rolin e ‘Ovës’, është Nisa Sofiya Aksongur.


Filmi “Mrekullia në qelinë numër 7”

Ajo jo vetëm se mahniti të gjithë në filmin e shumëpërfolur, por rrëmbeu vëmendjen edhe të regjisorëve turkë të cilët e kanë vlerësuar si njërën prej aktoreve më të talentuara të moshës së saj.

Krahas gjithë kësaj, ‘Ova’ ka arritur të grumbullojë ndjekës të shumtë edhe në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron 722 mijë njerëz.

Nëntë vjeçarja së fundmi në InstaStory ka shpërndarë këngën “A don Hala” të Tuna Sejdiut në bashkëpunim me Yll Limanin.

Nisa Sofiya Aksongur (Foto: Instagram)

Një reagim nuk ka munguar as nga artistja shqiptare, e cila i premton Aksongur se nëse do të takohen do ia këndojë të gjitha këngët e albumit të saj.

“Hey Ova, ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha kënduar gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e këngëtares nga Shkupi.

Nisa Sofiya Aksongur (Foto: Instagram)

Kush është “Ova”?

Ajo ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe aktualisht jeton me familjen e saj.

Përvojën e saj të parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në 2015.Në po të njëjtin vit, aktorja në ngritje u angazhua edhe në serialin “Adını Sen Koy” me personazhin e “Asya”.

Përveç aktrimit, Nisa gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizive në Turqi. /Telegrafi/

Nisa Sofiya Aksongur

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Magazina
Margaret Qualley mahnit në 'Oscars 2025' me një performancë spektakolare në nder të James Bond

Margaret Qualley mahnit në 'Oscars 2025' me një performancë spektakolare në nder të James Bond

Magazina
'Oscars 2025' – Veshjet më të këqija: Ariana Grande kryeson listën me një fustan të fryrë, duke rikthyer stilin gotik të “Wicked”

'Oscars 2025' – Veshjet më të këqija: Ariana Grande kryeson listën me një fustan të fryrë, duke rikthyer stilin gotik të “Wicked”

Magazina
Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Magazina
Kalo në kategori