LAJMI I FUNDIT:

Taulant Balla takon Memli Krasniqin në Tiranë, pajtohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare

Taulant Balla takon Memli Krasniqin në Tiranë, pajtohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka pritur në një takim në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri.

Krasniqi është i shoqëruar nga Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Bajrush Xhemajli dhe Abelard Tahiri.

Balla është shprehur se takimi me Krasniqin u përqendrua në intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe mes grupeve parlamentare të PDK-së dhe PS-së.


Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror
Lexo po ashtu Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

Balla ka shtuar se PDK është parti që ka një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Kosovës prej momentit kur vendi filloi rrugëtimin si shtet sovran dhe i pavarur.

Në anën tjetër, Kransiqi tha se ndjehet i lumtur që vizitën e tij të parë zyrtare si kryetar i PDK-së po e bën në Shqipëri, sepse sipas tij, për secilin përfaqësues politik të Kosovës, vizitat në Shqipëri janë më të veçantat.

Ai theksoi se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë jo vetëm vëllazërore, por edhe të rëndësishme dhe kontributi i secilës parti politike dhe i çdo institucioni për t’i thelluar dhe për t’i shtyrë më tej këto raporte është detyrë dhe përgjegjësi e secilit.

Më herët, delegacion i PDK-së i udhëhequr nga Krasniqi u takua edhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori