LAJMI I FUNDIT:

Tuchel pyetet nëse Bayerni ka nënshkruar me Randal Kolo Muanin

Tuchel pyetet nëse Bayerni ka nënshkruar me Randal Kolo Muanin

Randal Kolo Muani është bërë një nga futbollistët e repartit ofensivë më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi francez ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane pas formës së jashtëzakonshme që po kalon në Bundesliga me fanellën e Eintracaht Frankfurt.

24-vjeçari në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 21 gola, derisa ka asistuar në 15 të tjerë.


Bayern Munich është një nga skuadrat favorite për të nënshkruar me lojtarin, teksa trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel është pyetur nëse kanë nënshkruar kontratë me francezin.

“Nuk mund ta konfirmoj. Unë nuk do ta konfirmoja edhe nëse do të ishte kështu. Për momentin kjo nuk është një temë për të diskutuar”, deklaroi Tuchel pas fitores ndaj Werder Bremen.

Megjithatë problemi më i madh qëndron tek çmimi i lojtarit, pasi Frankfurti synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 100 milionë euro.

Në garë për sulmuesin francez janë edhe top skuadrat tjera evropiane si PSG, Chelsea, Man Utd, Liverpool, Real Madrid e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori