LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Perspektiva për zgjidhje është e dukshme në negociatat për emrin

Tsipras: Perspektiva për zgjidhje është e dukshme në negociatat për emrin

Perspektivë është e dukshme për zgjidhjen e çështjes e emrit, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Federatës së Ndërmarrjeve të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke folur për rolin e Greqisë si një shtyllë stabiliteti në Ballkan, Tsipras, si shembull, përmendi “perspektivën për një zgjidhje që shpaloset në negociatat e vështira por të domosdoshme me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, informon korrespondenti i AIM-së në Athinë.

Kryeministri grek theksoi se imazhi i Greqisë po ndryshon ndërkombëtarisht dhe po forcohet, por për këtë kërkohet vendime të guximshme dhe të vështira. Kjo mund të arrihet nëse çmimi politik lihet anash dhe merret parasysh interesi i vendit. /Telegrafi/