Donald Trump ishte qëlluar me pushkë gjysmë-automatike në tubimin e organizuar të shtunën mbrëmë, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të lartë të forcave të rendit.

Personi që shtiu mbi ish-presidentin amerikan është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, që shkrepi plumbat nga kulmi i një objekti.


Provat e gjetura në vendin e ngjarjes tregojnë një pushkë gjysmë-automatike, transmeton Telegrafi.

Autoritetet amerikane thonë se nga këto të shtëna, është vrarë një person dhe dy tjerë janë në gjendje kritike në spitalin e Pennsylvania.

Në anën tjetër, i riu që kreu sulmin është neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret, që reaguan menjëherë pas të shtënave të para. /Telegrafi/