Trump thotë se mendon që takimi me Putinin 'do të jetë i mirë, por mund të jetë i keq'

Donald Trump ka folur për bisedimet e ardhshme me Vladimir Putinin në Alaska të premten.
Presidenti amerikan thotë se mendon që bisedimet 'do të jenë të mira, por mund të jenë të këqija', transmeton Telegrafi.
"Jam këtu për një arsye, për t'i dhënë fund një lufte që dikush tjetër e nisi", u tha ai gazetarëve.
Ai vazhdoi duke thënë "në fund të fundit, do t'i vendos të dy [Putinin dhe Zelenskyn] në një dhomë, do të jem atje ose nuk do të jem atje, dhe mendoj se do të zgjidhet".
Trump gjithashtu konfirmoi se do të flasë me udhëheqësit evropianë para takimit të tij me Putinin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































