Trump si gjithmonë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe tregohet miqësor me ushtarakun (Video)

Presidenti amerikane, sikurse edhe në raste të tjera, edhe kësaj radhe ka qenë protagonist i ngjarjeve interesante gjatë samitit të G-20 që është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë.
Përveç momenteve interesante gjatë takimit, përcjell Telegrafi, mediat e huaja, kanë publikuar edhe një moment kur presidenti Trump, në rrugën e tij drejt helikopterit presidencial, kishte përballë një ushtarak, të cilit era ia kishte marrë kapelën.
Dhe siç mund të shihet edhe në pamje, Trump tregohet miqësor, duke e marrë kapelën dhe ia vendosur atij në kokë.
Gjithsesi, era tregohet “më e vendosur” se presidenti Trump dhe përsëri i merr kapelën ushtarakut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































