LAJMI I FUNDIT:

Trump pritet ta zgjedhë Kristi Noem si Sekretare të Sigurisë Kombëtare

Trump pritet ta zgjedhë Kristi Noem si Sekretare të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur guvernatoren e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, si sekretaren e tij të ardhshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, sipas dy personave të njohur me përzgjedhjen, shkruan CNN.

Noem do të zgjidhet për të marrë përsipër agjencinë pasi dy persona kryesorë të linjës së ashpër të imigracionit – Stephen Miller dhe Tom Homan – janë planifikuar të shërbejnë në role të larta, duke sinjalizuar se Trump është serioz në lidhje me premtimin e tij për të goditur imigracionin ilegal.

Me zgjedhjen e Noem-it, Trump po sigurohet që një besnike do të drejtojë një agjenci që ai ka prioritet dhe është kyçe për agjendën e tij të brendshme, transmeton Telegrafi.


Noem, e cila më parë ishte përfaqësuese e Dakotës së Jugut, tani do të ngarkohet me mbikëqyrjen e një agjencie që mbikëqyr gjithçka nga Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve të SHBA-së dhe Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave deri te Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Sekret Amerikan.

Noem dikur ishte në listën e ngushtë të Trump për zëvendëspresidente, megjithëse marrëdhënia e saj me Trump u zhvendos pas ndikimit negativ që shkaktoi publikimi i librit të saj: “Nuk ka kthim prapa: e vërteta për atë që është e gabuar me politikën dhe si e çojmë Amerikën përpara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori