LAJMI I FUNDIT:

Trump për Kimin: I kemi pëlqyer njëri-tjetrit (Video)

Trump për Kimin: I kemi pëlqyer njëri-tjetrit (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një bisedë për Zërin e Amerikës, shpalosi atë që ka diskutuar në takimin me liderin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor.

Çfarë ju befasoi te Kim Jong Un?

Trump: Vërtet, ai është një personalitet i shkëlqyer. Është një djalosh i këndshëm, është shumë i zgjuar dhe është një negociator i mirë. Ai e do popullin e tij, jo që jam i befasuar për këtë, por ai e do popullin e tij. Mendoj se jemi në fillim të një marrëveshjeje të mahnitshme. Do ta denuklearizojmë Korenë e Veriut. Do të nisë menjëherë. Gjëra të tjera po ndodhin po ashtu, përfshirë kthimin e mbetjeve (v.j. të ushtarëve amerikanë nga Lufta e Koresë).


Pra, ju e vendosët çështjen e të drejtave të njeriut në tryezë. Si reagoi ai?

Trump: Shumë mirë. Natyrisht se kemi folur për denuklearizimin 90 përqind të kohës, por edhe për gjëra të tjera, përfshirë të drejtat e njeriut dhe kthimin e mbetjeve. Këtë të fundit e kemi vënë në dokument. Kemi shumë gjëra të mira në atë dokument. Është përtej asaj që ka mundur ta mendojë dikush.

 Na tregoni disa prapaskena… A i keni vënë ndonjë ultimatum? A ju ka vënë ai ndonjë ultimatum?

Trump: Jo, nuk ka asnjë ultimatum. Jemi marrë me këtë punë që tre muaj, përmes përfaqësuesve të ndryshëm, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cii ka bërë një punë vërtet fantastike. E dini, për mua kjo është ora numër 25. Nuk kam bërë gjumë për 25 orë, ka pasur negociata të gjata dhe jam krenar me to. E kanë nisur procesin. Situata ka mundur të përfundojë me luftë, me miliona njerëz të vdekur, por ne do ta zgjidhim me marrëveshje.

Çfarë në lidhje me trupat amerikane në Korenë e Jugut? A do të mbeten atje?

Trump: Po, do të mbeten. Nuk kemi folur për to. Do të tërhiqemi nga lojërat e luftës që kushtojnë shumë para.

Cili mendoni se është opinioni i Kimit për ju?

Trump: Mendoj se i kam pëlqyer dhe mua më ka pëlqyer. E kuptoj të kaluarën, nuk duhet të ma thotë askush, ai është djalë i ashpër. Ai duhet të jetë i ashpër. Por, ne shkojmë shumë mirë bashkë. Ai është i zgjuar, e do popullin e tij, e do vendin e tij. Ai dëshiron shumë gjëra të mira dhe prandaj po e bën këtë. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori