LAJMI I FUNDIT:

Trump ndërpret fondet për Radion Evropa e Lirë, kërkohet ndihma e BE-së

Trump ndërpret fondet për Radion Evropa e Lirë, kërkohet ndihma e BE-së

Republika Çeke do të diskutojë të ardhmen e Radios Evropa e Lirë në një takim të ministrave të Bashkimit Evropian të hënën.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky pas ndërprerjes së financimit të SHBA-së për shërbimin e lajmeve.

“Ne duhet të fillojmë me gatishmërinë politike për të bërë diçka, kështu që unë do ta kërkoj atë”, tha Lipavsky përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.


Raportohet se Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjatë fundjavës ndërpreu grantet për Radion Evropa e Lirë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Trump ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë
Lexo po ashtu Trump ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, si dhe gjashtë agjenci tjera federale.

Radio Evropa e Lirë me qendër në Pragë jep lajme në 23 vende ku shtypi i lirë shihet gjerësisht si i rrezikuar.

Drejtori i Përgjithshëm i saj, Stephen Capus, tha se ndalimi i saj do të ishte një “dhuratë për armiqtë e Amerikës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Botë

"Na ktheni Statujën e Lirisë", i thotë SHBA-së eurodeputeti francez

Botë
Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Azia
Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Azia
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
Kalo në kategori