Presidenti amerikan Donald Trump ishte duke folur me gazetarët në bazën ajrore Andrews në Maryland gjatë 14 marsit, kur njëri nga gazetarët lëvizi pa dashje mikrofonin i cili e goditi në fytyrë Trumpin – duke bërë që liderit amerikan t’i ndryshojë disponimi.

Ai në ato momente ishte pyetur për Rripin e Gazës, dhe derisa menjëherë po kthente përgjigjen ai u godit nga një mikrofon të cilin po ia afronte gazetari, por ishin erërat e forta që e lëvizën më shumë duke e goditur Trumpin në fytyrë, transmeton Telegrafi.


“Ajo do të pushtojë mediat sonte. Sapo u bë lajm i madh. A e patë atë”, thotë Trump pas momentit që goditet aksidentalisht me mikrofon.

Operatori i mikrofonit dëgjohet duke i kërkuar falje presidentit, por ky moment se si a ndryshon mimikën e fytyrës është bërë viral në rrjetet sociale.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe tashmë ka marrë mijëra pëlqime dhe ka shkaktuar komente të shumta. /Telegrafi/