LAJMI I FUNDIT:

Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se “tani është koha për të punuar drejt paqes së qëndrueshme” midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump i bëri komentet në një bisedë telefonike me Putinin, ndërsa ky i fundit takoi në Moskë udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas.

Putin tha se bisedimet me Abbasin janë përqendruar në gjetjen e një “qasjeje të përbashkët”, për të kapërcyer dallimet midis Izraelit dhe palestinezëve.


“Situata është larg asaj që duam të shohim”, tha Putin, duke shtuar se ai “gjithmonë e ka mbështetur popullin palestinez”.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump, në bisedë me Putinin, ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm për të siguruar de-nuklearizimin e Koresë së Veriut, transmeton Evropa e Lirë.

Trump është ankuar vazhdimisht se Rusia nuk po bën sa duhet për të detyruar Phenjanin që të heqë dorë nga armët bërthamore, përmes sanksioneve të rrepta ekonomike.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, muajin e kaluar, Trump ka thënë se Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut që t’iu shmanget sanksioneve të vëna nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. “Rusia nuk po na ndihmon fare me Korenë e Veriut”, ka thënë Trump.

Gjatë bisedimeve në Moskë, Abbas tha se palestinezët nuk mund të pranojnë më vetëm SHBA-në si ndërmjetësuese në negociatat me Izraelin, pasi Trump, më 6 dhjetor, e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka bërë publike planet për të zhvendosur ambasadën amerikane atje.

“Marrë parasysh atmosferën e krijuar nga veprimet e Shteteve të Bashkuara, ne refuzojmë çdo bashkëpunim me SHBA-në si ndërmjetësuese”, tha Abbas.

Palestinezët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm. Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e ka shpallur gjithë qytetin kryeqytet të tij – një veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Abbas po kërkon të forcojë qëndrimin palestinez duke siguruar mbështetjen e Rusisë.

Udhëtimi i Abbasit në Moskë u zhvillua dy javë pas një vizite nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Amerika
E inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

E inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Azia
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Evropa
Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Evropa
Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Evropa
Kalo në kategori