Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj presidentit izraelit, Isaac Herzog, duke e quajtur atë "të dobët dhe patetik" dhe duke e akuzuar se kishte gënjyer në lidhje me premtimin për të falur kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Ai më tha shumë herë, më shumë se një herë, se do ta falte dhe më gënjeu”, tha Trump për Channel 14 të Izraelit, duke shtuar se Herzog “nuk ishte një udhëheqës”.


Ai argumentoi se gjyqi i vazhdueshëm për korrupsion i Netanyahut ishte një shpërqendrim nga përpjekjet e luftës.

"Bibi duhet të përqendrohet te lufta, jo te budallallëqet", deklaroi Trump, shkruan AA.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan e ka ngritur vazhdimisht këtë çështje.

Më parë ai e quajti Herzogun "një person të dobët dhe të padobishëm" dhe e akuzoi atë se po e përdor çështjen e faljes si mjet politik.

Një zyrtar i lartë izraelit kundërshtoi deklaratën e Trumpit, duke thënë se Herzog nuk kishte bërë kurrë një premtim të tillë dhe u kishte thënë këshilltarëve të Trumpit se do ta shqyrtonte kërkesën në përputhje me procedurat ligjore.

Ndryshe, Netanyahu përballet me akuza të gjata për korrupsion të brendshëm që lidhen me favore dhe përfitime. /Telegrafi/