LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe kryeministri japonez mesazh uniteti kundër Koresë së Veriut

Trump dhe kryeministri japonez mesazh uniteti kundër Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ku është trajtuar “kërcënim në rritje nga Koreja e Veriut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë publikoi një njoftim në lidhje me bisedën telefonike mes Trump dhe Abe.

Në njoftim thuhet se liderët e SHBA-së dhe Japonisë kanë konstatuar se presionin mbi Korenë e Veriut “duhet të rritet në nivelin më të lartë”.


Në bisedën ku u trajtua kërcënimi i Koresë së Veriut veçanërisht ndaj SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut, është potencuar rëndësia e marrëdhënieve të afërta mes këtyre tre shteteve në drejtim të kritereve të OKB-së.

Kina dënon ashpër provën bërthamore të Koresë së Veriut

Ministria e Jashtme e Kinës ka dënuar testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.

Në një kumtesë të publikuar, qeveria kineze “shpreh kundërshtimin dhe dënimin e fortë për shpërthimin e së dielës”.

Kina i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të ndalojë veprimet e gabuara të cilat përkeqësojnë situatën.

Testi i kryer të dielën, sipas të gjitha gjasave është më i fuqishmi i kryer deri më tani nga Koreja e Veriut. Media shtetërore e atjeshme tha se bëhët fjalë për një pajisje termonukleare.

Ndërkohë njoftimet nga Koreja e Jugut thonë se presidenti i saj Moon Jae-in do të bisedojë me Washingtonin zyrtar për mënyrën e zbarkimit në territor të saj të “aseteve më të forta strategjike” të cilat do ta izolonin tërësisht Phenianin.

Zyra e presidentit ka refuzuar të komentojë se çfarë nënkupton me “asetet më të forta strategjike”.

Reagimet u bënë pasi paraprakisht agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap lajmëroi se Koreja e Veriut ka kryer testim të ri të bombës bërthamore, e gjashta këtë vit.

Dridhje e madhe e tokës është regjistruar sot në mëngjes afër qytetit koreanoverior Hamgyong, në të cilin gjendet kompleksi ushtarak bërthamor Punggyein.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori