Duke postuar në faqen e tij “Truth Social”, Donald Trump ka insistuar sërish se do të sigurojë paqen.

"Joe Biden na futi në një 'rrëmujë' të vërtetë me Rusinë, por unë do t’u nxjerr jashtë”, shkroi Trump, shkruan skynews.


“Miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë dhe do të ketë shumë të tjerë që do të pasojnë nëse nuk e përfundojmë dhe nënshkruajmë armëpushimin dhe marrëveshjen përfundimtare me Rusinë”, shtoi ai.

"Nuk do të kishte pasur luftë po të isha president. Thjesht, 100% nuk ​​do të kishte ndodhur”, vazhdoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, Trump vazhdon të thotë se një zgjedhje "e manipuluar dhe e shtrembër" bëri një ndryshim të madh në SHBA, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2020 që ai humbi.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë se zgjedhjet janë manipuluar. /Telegrafi/