LAJMI I FUNDIT:

“Truku” për shkrirjen e xhamit të përparmë bëhet hit në TikTok, 3.7 milionë njerëz e kanë shikuar videon

“Truku” për shkrirjen e xhamit të përparmë bëhet hit në TikTok, 3.7 milionë njerëz e kanë shikuar videon

Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët në TikTok diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë, e një TikTokere e ka shpërndarë një video që është bërë virale.

TikTokerja @saradeutsch ka shpërndarë një “truk” që është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon diçka speciale, madje as të dilni nga vetura, kurse të gjithë janë habitur me të, transmeton Telegrafi.

“Këtë video e bëjë çdo vit. Kur xhami i juaj i përparmë është ngrirë, gjithqysh ulni mbrojtëset kundër rreze të diellit, në mënyrë që ajri i nxehtë që del nga klima të shkojë direkt në xham dhe të shkrihet më shpejt”, dëgjohet duke thënë ajo, si një këshillë për të gjithë shoferët e në veçanti për ata që kanë më pak përvojë.


Videoja ka marrë 3.7 milionë shikime dhe mbi 276 mijë pëlqime, e TikTokerët ishin shumë të kënaqur me efektin e këtij veprimi.

“Pas 32 viteve e mësova këtë”, tha një përdorues i këtij rrjeti sociale, derisa një tjetër pranoi se “gjatë 48 viteve përvojë si shofer, kurrë nuk kishte parë diçka të tillë”. /Telegrafi/

@saraedeutschTeen drivers need to know this! Frozen windshield are about to be a thing with all the cold and snow #winter #buffalosnowstorm #winterweather #snow #teendriver

♬ original sound – Sara Deutsch

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Auto
Tesla planifikon të sjellë katër bateri të reja në vitin 2026, duke përfshirë atë për robotaksi

Tesla planifikon të sjellë katër bateri të reja në vitin 2026, duke përfshirë atë për robotaksi

Auto
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?

A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?

Auto
Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Auto
Këto janë modelet Bugatti Chiron që nuk ia dolën deri në prodhim

Këto janë modelet Bugatti Chiron që nuk ia dolën deri në prodhim

Auto
Cilat janë veturat më të shitura në botë?

Cilat janë veturat më të shitura në botë?

Kalo në kategori