Tronditje në Wimbledon: Alexander Zverev eliminohet në raundin e parë, edhe tjera eliminime befasuese

Një tjetër emër i madh largohet para kohe nga turneu më prestigjioz i tenisit botëror. Alexander Zverev, numri tre në botë dhe një ndër favoritët për titull në “Wimbledon 2024”, u eliminua të martën në një ndeshje dramatike që zgjati 4 orë e 44 minuta.
Tenisti gjerman u mposht në pesë sete nga francezi Arthur Rinderknech, i renditur i 72-ti në botë, me rezultat 7:6, 6:7, 6:3, 5:7, 6:4.
Ishte një duel maratonë me ritëm të lartë dhe me shumë kthesa, ku francezi u tregua më i vendosur në momentet vendimtare.
Rinderknech arriti dy herë të kalonte në epërsi në sete, ndërsa Zverev barazoi në të dyja rastet, por nuk kishte më përgjigje në setin final.
Gjermani humbi kontrollin në momentin vendimtar, ndërsa rivali i tij ruajti qetësinë dhe siguroi fitoren më të madhe të karrierës deri më tani.
Në raundin e dytë, francezi do të përballet me kilianin Cristian Garin, i renditur i 110-ti në botë.
Turneu i sivjetmë në Wimbledon po përjeton një valë të befasishme eliminimesh. Para Zverevit, nga gara janë larguar edhe emra si Daniil Medvedev, Stefanos Tsitsipas, Holger Rune dhe Lorenzo Musetti – duke e bërë këtë edicion ndër më të paparashikueshmit në vitet e fundit. /Telegrafi/



















































