Tronditje në Serie A: Ja për çka po hetohen Milan, Juventus, Napoli dhe Lazio
Mes tyre lojtarë dhe drejtues klubesh të Serisë A dhe B, të hetuar dhe akuzuar për evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh.
Kontrollet po kryhen nga “Guardia di Finanza”, që ka marrë sot në mëngjes mandatin për të kontrolluar banesat e këtyre personave, në të gjithë Italinë.
Mësohet se mes personave të akuzuar dhe vënë prej kohësh nën hetim janë Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis dhe ai i Lazios, Claudio Lottito.
Por në listë është edhe ish-drejtuesi i Juventusit, Jean Claude Blanc. Mes emrave të lojtarëve që kanë qarkulluar se janë vënë nën hetim edhe Hernan Crespo dhe Ezequiel Lavezzi.
Nuk mungon edhe emri i një prokuratori të njohur si Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggit.
Në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, punonjësit e “Guardia di Finanza” kanë qenë në zyrat e Milanit për të hetuar dokumentacionin.





















































