Harry Kane është tallur nga prezantuesi i Brit Awards 2018 në natën gala.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur u paraqitë në skenë së bashku me Camila Cabello për të ndarë çmimin 'Këngëtari më i mirë ndërkombëtar'.


Kane 1 (Getty Images)

Prezantuesi Jack Whitehall, i cili është komik me profesion dhe tifoz i Arsenalit në realitet, e talli yllin e Tottenhamit në mënyrë fantastike.

"Prezantuesit tonë të radhës janë një superyll i muzikës pop dhe një yll i Tottenhamit".

"(Që do të thotë) se çmimi BRIT me shumë mundësi do të jetë i vetmi që ai do ta mbajë këtë sezon... është Harry Kane dhe Camila Cabello", ishte prezantimi nga Whitehall.

Dhe normalisht që këto komente shkaktuan të qeshura në O2 Arena.

Jack Whitehall (Getty Images)

Tottenhami pas 27 javësh në Ligën Premier renditën në vendin e pestë me 52 pikë, 20 më pak se Manchester City në pozitën e parë.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt ndaj Juventusit e kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Rivalët e qytetit, Arsenali, renditën në vendin e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app