Triumfon Dua Lipa, fiton çmimin për albumin më të mirë ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021”

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është padyshim njëra ndër më të suksesshmet tashmë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme (e e diel) ajo ishte ndër të nominuarat në “Grammy Awards 2021”, ku nuk kishte si mos fitonte me albumin “Future Nostagia”.
Duke u bazuar në të listën e fituesve nga CBS News, Dua ka arritur që të triumfojë në çmimin “Albumi më i mirë Pop”.

Ajo ishte e nominuar në gjashtë kategori të ndryshme, por që mori vetëm njërin prej tyre.
Sidoqoftë kësaj, Lipa është komentuar në mediat ndërkombëtare edhe për paraqitjen e perfomancën e shkëlqyer.

Padyshim që vëmendje të madhe ajo mori me fustanin transparent, që bëri që të shkëlqejë në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































